MAGAZINA • Jetë
Vdiq Bonnie Tyler, ikona e muzikës së viteve ’80

Këngëtarja nga Uellsi, Bonnie Tyler, e njohur në mbarë botën për zërin e saj të veçantë dhe hitin legjendar “Total Eclipse of the Heart”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare, ka shkruar The Guardian.
Bonnie Tyler interpreton live këngën “Total Eclipse of the Heart”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Grammy": Familja e saj ka njoftuar se këngëtarja ka vdekur në një spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes për të cilën po trajtohej. “Familja dhe ekipi i Bonnie me pikëllim njoftojnë se ajo ndërroi jetë papritur mbrëmë në spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes me të cilën po përballej”, thuhet në deklaratën zyrtare. Në muajin maj, Tyler iu nënshtrua një operacioni urgjent në zorrë dhe më pas u vendos në koma të induktuar për të ndihmuar rikuperimin. Gjendja e saj u përmirësua përkohësisht, por ajo mbeti në kujdes intensiv. E lindur me emrin Gaynor Hopkins pranë Swansea në Uells, Tyler u bë një nga zërat më të njohur të muzikës pop dhe rok. Një tjetër sukses i madh ishte “Holding Out for a Hero”, pjesë e kolonës zanore të filmit “Footloose”. Në vitin 2013, Tyler përfaqësoi Britaninë kuar në Eurovision 2013 me këngën “Believe in Me”, duke u renditur e 19-ta. Me karrierë që zgjati mbi pesë dekada, Bonnie Tyler la pas një trashëgimi të madhe muzikore dhe një nga baladat më të njohura të të gjitha kohërave. Ky veprim i shkaktoi një dëmtim të përhershëm vokal. Por ajo që dukej si një fatkeqësi u shndërrua në dhuratën më të madhe të karrierës së saj. Zëri i saj mori një ngjirje të ashpër, të fuqishme dhe emocionale, një timbër që e dallonte menjëherë nga këngëtaret e tjera të popit të asaj kohe, të njohura për vokale më të pastra. Në fillim të viteve ’80, ky zë unik tërhoqi vëmendjen e kompozitorit legjendar Jim Steinman, autorit të shumë hiteve të Meat Loaf. Steinman kërkonte një zë që të tingëllonte sikur "një Rod Stewart femëror” për këngën e tij epike “Total Eclipse of the Heart” dhe Bonnie Tyler ishte zgjedhja perfekte. Zëri i saj i ashpër, plot dhimbje dhe fuqi, i dha këngës pikërisht dramën dhe madhështinë që kërkonte Steinman, një baladë rock me emocione të mëdha, pothuajse si një operë. E publikuar në vitin 1983, “Total Eclipse of the Heart” u kthye në një fenomen global, duke kryesuar klasifikimet muzikore në mbarë botën dhe duke shitur miliona kopje. E lindur me emrin Gaynor Hopkins pranë Swansea në Uells, Tyler u bë një nga zërat më të njohur të muzikës pop dhe rok. Një tjetër sukses i madh ishte “Holding Out for a Hero”, pjesë e kolonës zanore të filmit “Footloose”. Në vitin 2013, Tyler përfaqësoi Britaninë kuar në Eurovision 2013 me këngën “Believe in Me”, duke u renditur e 19-ta. Me karrierë që zgjati mbi pesë dekada, Bonnie Tyler la pas një trashëgimi të madhe muzikore dhe një nga baladat më të njohura të të gjitha kohërave.