LAJME • Kosovë

Trump pret Xi Jinpingun në Washington

Trump pret Xi Jinpingun në Washington

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin kinez Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë, në vizitën e parë të liderit kinez në Washington pas më shumë se një dekade.

Trump tha se SHBA-ja dhe Kina kanë bërë përparim në marrëdhëniet mes tyre, ndërsa bisedimet u përqendruan te tregtia, siguria dhe Inteligjenca Artificiale. Ai gjithashtu foli për “miqësinë e madhe” që ka krijuar me Xi Jinpingun. Xi bëri thirrje për dialog dhe bashkëpunim, duke thënë se konkurrenca mes dy fuqive duhet të jetë e shëndetshme dhe jo një përballje ku njëra palë duhet të humbasë. Presidenti kinez njoftoi gjithashtu se 100 mijë të rinj amerikanë do të ftohen në Kinë për programe shkëmbimi dhe studimi gjatë pesë vjetëve të ardhshëm. Dy panda kineze do të dërgohen gjithashtu në kopshtin zoologjik të Atlantës si simbol i miqësisë mes dy vendeve. Takimi zhvillohet ndërsa Washingtoni dhe Pekini vazhdojnë të kenë dallime për tregtinë, teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe Tajvanin.