LAJME • Kosovë

Tri vjet nga sulmi në Banjskë

Tri vjet nga sulmi në Banjskë

Sot shënohen tri vjet nga sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Ai është në mesin e personave të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi në shkallë të parë Blagoje Spasojeviqin dhe Vladimir Toliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, sulmi ishte organizuar nga një grup i armatosur, me planifikim paraprak dhe role të përcaktuara për pjesëmarrësit. Gjykata konstatoi se synimi ishte shkëputja e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimi i saj me Serbinë.