LAJME • Lugina e Preshevës

Qeveria hap rrugë për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Qeveria hap rrugë për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin që i hap rrugë vazhdimit të procedurave të shpronësimit për projektin e autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë, në segmentin Banullë–Bresalc.

Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi përfshin pronat në zonën kadastrale të Banullës, në Komunën e Lipjanit, të nevojshme për realizimin e këtij segmenti. Sipas Qeverisë, projekti synon të përmirësojë lidhjen infrastrukturore me rajonin e Gjilanit dhe pikën kufitare në Dheun e Bardhë. Zëvendësministri Driton Hyseni tha se autostrada pritet të ndikojë edhe në sigurinë në komunikacion, lehtësimin e qarkullimit dhe zhvillimin ekonomik.