MAGAZINA • Jetë
Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në skenën muzikore dhe te publiku që e ka ndjekur ndër vite.
Bashkëshortja e tij, Selvija, ka bërë të ditur se artisti ka lënë pas disa këngë të papublikuara, të cilat do të publikohen gradualisht për të ruajtur trashëgiminë e tij muzikore. Në një postim emocional në rrjetet sociale, ajo ka ndarë ndjenjat e saj të dhimbjes dhe krenarisë, duke theksuar se një nga projektet e para që do të publikohet është kënga me titull “NANA”, e cila pritet të publikohet në YouTube. Sipas saj, këngët mbartin mesazhe të forta emocionale dhe lidhen me tema të mallit, familjes dhe jetës në emigracion, duke reflektuar edhe ndjeshmërinë artistike të Kasapit.