MAGAZINA • Lifestyle
Pas 12 vjetësh, Rita Ora merr patentën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kaluar testin e vozitjes dhe ka marrë zyrtarisht patentën, pas më shumë se një dekade mësimesh.
35-vjeçarja e bëri të ditur lajmin përmes Instagramit, ku publikoi një fotografi duke mbajtur certifikatën dhe duke pozuar pranë veturës së autoshkollës në Los Angeles. Rita ishte fotografuar duke marrë mësime për vozitje që në vitin 2014. Në atë kohë, ajo jetonte në Los Angeles dhe ishte në lidhje me DJ Calvin Harris. Pas rreth 12 vjetësh, këngëtarja më në fund ia ka dalë të marrë patentën. Rita Ora aktualisht është e martuar me regjisorin Taika Waititi.