LAJME • Shqipëri
Opozita e Shqipërisë e çon protestën në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në arenë përplasjesh të forta, duke u dominuar nga atmosfera e protestës jashtë tij. Seanca e së enjtes është ndërprerë disa herë nga pak minuta e deri në disa orë Protestat e qytetarëve të Shqipërisë kundër projekteve ndërtimore në Zvërnec e Sazan dhe pakënaqësitë me skenën politike kanë nxitur tensione në Kuvend. Salla e Kuvendit të Shqipërisë, të enjten ishte arenë proteste e opozitës që ka detyruar kuvendin të shkojë disa herë në pauzë.