Evropë24 nëntor 2026

NATO paralajmëron Rusinë: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

NATO paralajmëron Rusinë: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë
TEMPULLI INFO

Liderët perëndimorë kanë paralajmëruar Rusinë që të ndalojë provokimet ndaj vendeve anëtare të NATO-s, gjatë takimit të zhvilluar në Berlin.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të provokimeve, duke shprehur solidaritet të plotë me Poloninë pas incidentit të 20 nëntorit. Merz ka theksuar se NATO-ja është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ia ka atribuuar Rusisë përgjegjësinë për incidentin në Poloni. Gjatë sulmeve ajrore ruse ndaj Ukrainës perëndimore, tri objekte fluturuese kishin hyrë në hapësirën ajrore polake dhe ishin rrëzuar në juglindje të vendit. Nuk është raportuar për të lënduar. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit rus, Vladimir Putin. “Mos gaboni. Ne jemi një aleancë mbrojtëse, por jemi të gatshëm të mbrojmë veten, vendet tona dhe aleancën tonë”, ka deklaruar ai. Në takimin treditor në Berlin morën pjesë rreth 280 parlamentarë nga 32 vendet anëtare të NATO-s, si dhe përfaqësues të vendeve partnere. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu bashkua takimit përmes një videolidhjeje, duke përsëritur kërkesën për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Sipas tij, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë do të ishte një garanci më e fortë për sigurinë e Evropës.
TEMPULLI INFO
← Kthehu te lajmet