LAJME
Mjekja e Xhakës mohon dyshimet për vaksinimin

Mjekja 54-vjeçare Andrea L., e përfshirë në rastin e certifikatës së vaksinimit të Granit Xhakës, ka deklaruar se e ka vaksinuar futbollistin në mënyrë të rregullt.
“E vaksinova Xhakën në mënyrë korrekte”, tha ajo për gazetën zvicerane Blick, gjatë një interviste në klinikën e saj në Luzern. Mjekja i cilësoi zhvillimet e ditëve të fundit si të habitshme dhe stresuese, duke shprehur shpresën që rasti të sqarohet së shpejti. Ajo mohoi gjithashtu raportimet për mbylljen e klinikës, duke theksuar se ajo vazhdon të funksionojë normalisht.