LAJME • Evropë

Mbi 5 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Gjermani

Mbi 5 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Gjermani

Valët e të nxehtit kanë shkaktuar pasoja të rënda në Gjermani. Sipas Institutit Robert Koch për Shëndetin Publik (RKI), mbi 5,120 persona kanë humbur jetën këtë vit si pasojë e temperaturave ekstreme.

Shumica e viktimave, rreth 4,270 persona, ishin mbi moshën 75-vjeçare, duke konfirmuar se të moshuarit mbeten grupi më i rrezikuar gjatë vapës. Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë valëve të të nxehtit, sidomos të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.