LAJME • Kosovë

Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga BE

Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga BE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, me vlerë 180.5 milionë euro.

Sipas tij, janë miratuar edhe tre grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me vlerë 25.9 milionë euro. Në total, Kosova pritet të përfitojë 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së. Fondet do të mbështesin sektorët e mjedisit, energjisë, menaxhimit të kufijve, arsimit, punësimit, qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, ndërsa një pjesë e tyre do të investohen në projekte infrastrukturore.