SPORT
Italia shkëlqen, mposht thellë Turqinë

Italia ka shënuar fitore bindëse ndaj Turqisë, duke triumfuar 4:1 të hënën mbrëma në Bursa, në kuadër të Grupit A1 të Ligës së Kombeve.
Italianët e vendosën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar tri herë brenda 27 minutave. Alessandro Bastoni hapi rezultatin në minutën e nëntë, Davide Frattesi shënoi për 2:0 në të 22-tën, ndërsa Michael Kayode realizoi golin e tretë pesë minuta më vonë. Turqia ngushtoi rezultatin në 3:1 përmes Barış Yılmazit në minutën e 47-të, por vetëm tre minuta më vonë Pio Esposito realizoi për rezultatin përfundimtar 4:1. Kjo ishte fitorja e parë e Italisë në grup, ndërsa Turqia mbetet pa pikë.