LAJME • Evropë
Britania ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Plani i qeverisë britanike parasheh ndalimin e përdorimit të platformave kryesore të rrjeteve sociale për nën-16-vjeçarët, si dhe vendosjen e kufizimeve të reja në aplikacionet dhe shërbimet online.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar planet e reja të qeverisë për ndalimin e qasjes në mediat sociale për personat nën moshën 16 vjeç, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetin e tyre mendor. Duke folur nga Downing Street, Starmer theksoi se përdorimi i rrjeteve sociale po ka ndikim gjithnjë e më negativ te të rinjtë, ku si pasojë janë rritur rastet e ngacmimeve online, transmeton Klankosova.tv.