TECH & AUTO • Teknologji

Bill Gates paralajmëron për rreziqe katastrofike nga AI-ja

Bill Gates paralajmëron për rreziqe katastrofike nga AI-ja

Bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ka paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë keqpërdorimi i inteligjencës artificiale.

Në një intervistë për “Meet the Press” të NBC-së, Gates tha se AI-ja është aq e fuqishme sa, në skenarë ekstremë, mund të përdoret për ngjarje me pasoja katastrofike, madje duke përmendur mundësinë e deri në një miliard viktimave. Ai veçoi si shqetësim përdorimin e sistemeve të avancuara nga persona me qëllime keqdashëse. Sipas tij, e njëjta teknologji që mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve të reja mund të keqpërdoret edhe për krijimin e kërcënimeve biologjike. Gates bëri thirrje për rregulla dhe masa sigurie që do të kufizonin keqpërdorimin e AI-së, ndërsa zhvillimi i shpejtë i teknologjisë vazhdon të nxisë debat për mënyrën e kontrollit të saj.