LAJME • Kosovë
BE-ja mbështet Specialen, nuk komenton PDK-në

Bashkimi Evropian nuk ka komentuar nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, por ka ritheksuar mbështetjen për Gjykatën Speciale në Hagë.
Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, tha se institucioni nuk komenton plane apo nisma të paralajmëruara. Ai theksoi se puna e Dhomave të Specializuara është e rëndësishme për llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat e të gjitha komuniteteve të Kosovës. Wigand rikujtoi se katër ish-krerët e UÇK-së kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin e shkallës së parë dhe se çështja do të shqyrtohet nga një panel i veçantë gjyqtarësh. Ai tha se mbështetja e BE-së për Dhomat e Specializuara do të vazhdojë. Midday press briefing from 18/09/2026 PDK-ja dorëzoi të hënën në Kuvend projektligjin që synon kufizimin e mandatit të Speciales dhe kalimin e disa fazave të mëtejshme të proceseve gjyqësore në Kosovë. Nisma erdhi pas dënimit në shkallë të parë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit me gjithsej 81 vjet burgim.